Spitale të mbipopulluara dhe dyqane bosh/ Raportoi nga Wuhan-i për pandeminë, 4 vite burg për gazetaren

28/12/2020 12:53

Një gazetare kineze e pavarur, që raportoi nga Wuhan-i në kulmin e shpërthimit të koronavirusit, është burgosur për katër vite nga një gjykatë në Shanghai, tha avokatja e saj. 

Zhang Zhan, 37 vjeçe u shpall fajtore për shkaktim trazirash, sipas një prej avokatëve të saj. Nën këtë pretekst, zakonisht qeveria kineze vendos në shënjestër disidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Një ish-avokate, Zhang udhëtoi për mijëra kilometra, nga Shanghai në Wuhan, në fillim të shkurtit, për të raportuar për pandeminë dhe përpjekjet për ta vënë atë nën kontroll, pikërisht kur autoritetet filluan të vendosnin nën kontroll mediat shtetërore dhe private në Kinë. Për më shumë se tre muaj, ajo dokumentoi jetën nën izolim në Wuhan dhe realitetin e vështirë për banorët e tij, që nga spitalet e mbipopulluara e deri te dyqanet e zbrazura. Ajo postonte vëzhgimet e saj, fotot dhe videot në Wechat, Twitter dhe YouTube.

Postimet e saj u ndalën në mes të majit dhe më pas ajo bëri të ditur se ishte arrestuar nga policia dhe kthyer në Shanghai. Sipas Amnesty International, në një moment gjatë mbajtjes së saj në burg, Zhang kishte hyrë në grevë urie, por ajo ishte ushqyer me forcë dhe grupi foli për tortura gjithashtu.

 

Top Channel