Kreu i LDSH-së, Myslim Murrizi

Deputeti Myslimi Murrizi do të ankimojë ditën e nesërme në Gjykatë Kushtetuese Kodin Zgjedhor në orën 11.00.

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do ankimojë nenin 163 të kodit të ri Elektoral, pasi Murrizi ka kundërshtuar herësin për ndarjen e mandateve të vendosur në Kodin e ri Zgjedhor. Neni 163 lidhet me herësin që përftohet nga pjesëtimi dhe nëse ai është një numër me mbetje dhjetore, merret numri i plotë më i afërt.

Kjo është padia e parë nga një parti politike e sapokrijuar pas bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja  Demokratike Shqiptare  pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm,  pasi  kryetari i saj  e sheh me rezerva bashkëpunimin me dy ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike.

Kreu i LDSH-së ka refuzuar rekomandimin e Komisionit të Venecias,  i cili  kërkoi  vetëpërmbajtje nga kryetarët  e partive për të mos  kandiduar  në 4 zona elektorale teksa konfirmon  se Tirana dhe  Fieri janë dy zgjedhjet e  sigurta të tij.

 

 

 

Top Channel