Trump kritikon ashpër kongresmenen republikane, presidenti: Shoh një grua të çmendur që vetëm ankohet
Do të ketë momente të vështira për bizneset dhe udhëtarët britanikë, ndërsa ata do të përballen tani me rregulla të reja të BE-së.
Sekretari britanik Michael Gove tha se do të kishte ndryshime praktike dhe proceduriale kur periudha e tranzitit të Brexit-it të përfundojë më 31 dhjetor. Gove U kërkoi njerëzve që shkojnë në BE të bëjnë kontrolle shtesë, përfshirë edhe atë për tarifat roaming të telefonave. Ambasadorët evropianë i dhanë dritën jeshile marrëveshjes tregtare të post-Brexit-it që hyn në fuqi që nga 1 janari.
Diplomatët e miratuan marrëveshjen në një takim mëngjesin e të hënës. Marrëveshja, për të cilën u arrit dakordësia mbrëmjen e Krishtlindjes, pritet tani të nënshkruhet zyrtarisht nga këshilli i BE-së dhe komisioni i BE-së, të mërkurën.
Në Britaninë e Madhe ndërkohë deputetët do ta votojnë atë të mërkurën.
Top Channel