Kreu i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus

Kreu i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se pandemia e COVID-19 nuk do të jetë e fundit që do të kalojmë.

Ai e ka folur mbi këtë çështje në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila dhe do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys. Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë. Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit” tha kreu i OBSH-së.

Ghebreyesus ka paralajmëruar të gjitha vendeve të investojnë në kapacitete për të parandaluar, zbuluar dhe zbutur emergjencat e të gjitha llojeve, edhe nëse do të jetë një tjetër pandemi globale qe do të na godas.

Aktualisht numri total i rasteve të infektimeve nga koronavirusi ka arritur 81,150,518, ndërkohë që numri i viktimave është 1,772,114 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vaksinimi  ka nisur në shumë vende të botës.

Top Channel