Sonila Bejtja Ibrahimi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e çoi deri në fund skandalin e manipulimit për zgjedhjen e anëtarit të 7 të gjykatës kushtetuese.

Që në krye të herës Top Channel paralajmëroi paracaktimin e fitueses , e cila u kuptua qartë nga lojrat antiligjore se ishte Sonila Bejtja Ibrahimi. Procedurat abuzive në shkelje me ligjin u zbatuan njëra pas tjetrës nga Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi, që sot i dërgoi presidentit emrin e vetëm të paracaktuar të noteres Bejtja.

Por çfarë ndodhi, si KED e manipuloi procesin e anëtarëve për gjykatën kushtetuese?

Për vendin vakant ku u paracaktua noterja Sonila Bejtja Ibrahimi, ishin paraqitur disa kandidatë me jetëshkrime të pasura. Por ata u skualifikuan qëllimisht nga KED dhe me arsyetime haptazi të pabazuara. Të gjithë të anashkaluarit nga gara ju drejtuan gjykatës dhe disa fituan. Por KED nuk mori parasysh asnjë vendim gjykate dhe vazhdoi manipulimet duke e zhytur procesin për në gjykatën Kushtetuese të atakueshëm nga abuzimet ligjore.

Po ku e ka shkelur ligjin KED?

Së pari , kushtetuta i përjashton noteret si profesione që mund të bëhen pjesë e gjykatës Kushtetuese. Së dyti , përveç mungesës së këtij kriteri që është kryesor , zonja Ibrahimi Bejtja, nuk i plotëson as vitet e kërkuara me ligj dhe së treti nuk përmbush kriterin tjetër që të jetë juriste e shquar në fushën e së drejtës dhe ligjit. Edhe ky kriter kërkohet nga ligji. I vetmi angazhim që e bën të njohur noteren është militantizmi i saj politik, i shfaqur hapur dhe publikisht pro opozitës dhe veçanërisht LSI.

Hetimi i cekët i KED ndaj kësaj kandidateje është një tjetër fakt që tregon paracaktimin e saj për të shkuar me doemos në Gjykatën Kushtetuese. Dukshëm kuptohet se Zhaklina Peto u skualifikua sepse kishte një cv shumë më të pasur se sa noterja Sonila Bejtja Ibrahimi .

KED e çoi noteren Sonila Bejtja Ibrahimin si kandidate të vetme, duke mos arritur të gjente asnjë kandidat të dytë më të dobët se ajo , për të justifikuar së paku formalisht mungesën e garës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA