Flamur Bala, djali  që modifikon makinat për tu përdorur nga të gjithë ata që lëvizin me karrige me rrota

28/12/2020 16:44

Që 18 vjeç, Flamuri filloi të lëvizë më karrige me rrota për shkak të një problemi mskular. Por ai është përpjekur të thjeshtojë lëvizjen e tij jashtë shtëpisë dhe të dalë pa ndihmën e të tjerëve.

Doja të bëja diçka, si të futem në makinë me karrigen me rrota, pa më ndihmuar njeri. Fillova të mendoj si ta lehtësoj lëvizjen time, jetën time”.

Kështu, Flamuri modifikoi makinën e familjes, në mënyrë që të hipte në vendin e shofer vetëm dhe me karrige me rrota. “Modifikoja fugonin e familjes, hoqa sediljen, vendos një pajisje që të mund ta ngjisja karrigen elektrike ose dhe karrige me rrota vetëm. Ndryshova frenat dhe gazin që ti komandoja me dorë”.

Tashmë ai këtë punë e ka kthyer ne biznes, pasi bën modifikime në makina të tjera për persona me aftësi të kufizuara.

Pastaj e ktheva në një lloj biznesi, por e shoh më shumë si human, dua të ndihmoj ata që janë si unë”.

Përveç aftësive në mekanik, Flamuri ka treguar dhe shpirtin e tij artistik. Ka botuar librin me poezi “Sfidë në univers”.

E kam pasur frymëzim, isha tip romantik, fillova të shkruaj poezi dhe pastaj mendova të botoj dhe libër”, thotë Flamuri.

Pavarësisht vështirësive, shprehet optimist për jetën dhe mirënjohës për çfarë ka arritur.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA