Pamje nga vendngjarja

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku makina tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë dhe si pasojë ka humbur jetën çifti i bashkëshortëve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:20 të mëngjesit sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Sipas korrespodentit të Top Channel në Fier, shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, si dhe mungesa e ndriçimit e sinjalistikës në rrugë.

Viktimat  janë identifikuar si Nue Preçi 62 vjeç dhe Pashke Malçi 62 vjeç me banim në Tiranë, por nga fshati Shtyllas, Njësia Administrative Levan.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, i cili është i tej mbushur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit. Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur ndërsa ata ishin duke shkuar tek vajza e tyre në Qarr.

Top Channel ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe makinës nga pellgu i mbushur prej reshjeve të shumta.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

FOTO GALERI
4/24

Top Channel