Ilirian Celibashi, komisioner shtetëror i zgjedhjeve e quajti votën e emigrantëve si një proces delikat, megjithatë tha se KQZ në ditën në vijim do të ketë gati projektvendimin se si do të jetë lista e emigrantëve votues.  

E ndërsa KQZ-ja po mundohet të garantojë votën e emigrantëve, zoti Celibashi apeloi që ata të regjistrohen paraprakisht për ta patur mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre. Përmes këtij deklarimi, numri një i KQZ-së, idirekt korrigjoi deklaratën e një jave më parë të ministrit për diasporën Pandeli Majko, i cili surprizoi kur tha në mbledhjen e Nënkomisionit  për Diasporën dhe Emigrantët,  se mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.

Çdo emigrant shqiptarë përmes portalit e-albania i duhet të bëjë deklarimin e adresës. Pas hapjes së një llogarie në e-albania, shkohet në seksionin Familja, nga ku përzgjidhet seksioni deklarimit të adresës së shtetasit që jeton jashtë Shqipërisë. Hapi tjetër është përdorimi i këtij shërbimi përmes krijimit të Aplikimit të Ri e më pas plotësimi i formularit të posaçëm, ku kërkohen të dhënat e shtetit ku banon dhe adresa e saktë. Ky regjistrim nuk ka asnjë kosto,  është falas.

 

Top Channel