200 skiatorë britanikë “arratisen” nga karantina në resortin zviceran

28/12/2020 14:29

Më shumë se 200 skiatorë britanikë kanë shkelur karantinën në resortin popullor zviceran të Verbierit mbrëmjen e të shtunës.

Një zëdhënës i katonit Valais, tha se 420 britanikë kishin prenotuar në hotelet e Verbierit para Krishtlindjes dhe tani vetëm disa dhjetëra kishin mbetur. Zvicra vendosi një karantinë 10 ditore që nga 14 dhjetori për shkak të variantit të ri të virusit që po përhapet në Britaninë e Madhe. Vendi po ashtu ndaloi fluturimet nga Britania dhe Afrika e Jugut më 20 dhjetor.

Disa hotele në Zvicër, thjesht zbuluan se vizitorët ishin zhdukur, kur tabakatë e shërbimit në dhomë ishin lënë të paprekura jashtë dyerve, shkruajnë mediat zvicerane. Hotele të tjera janë përballur me kërkesa të turistëve britanikë për kthim pas parash, pasi ata kishin mundur të kalonin në Francë. Verbier është shumë i frekuentuar nga britanikët, që normalisht zënë një të pestën e klientelës së resortit dimëror. Zvicra shkaktoi jo pak polemika që vendosi t’i mbante hapur resortet e skive pavarësisht pandemisë.

Disa zviceranë besojnë se vendimi ishte i gabuar, të tjerë janë të zemëruar pasi për dekada, britanikët kanë qenë vizitorë entuziastë dimërorë por tani besojnë se turistët kanë abuzuar me mikpritjen që u është rezervuar.

Top Channel