Reshjet e dëborës kanë përfshirë Bulqizën dhe Shkodrën, teksa në gjirin e Vlorës dhe në Adriatik raportohet për një mot gjithashtu të përkeqësuar, çka ka shkaktuar dallgë të shumta dhe moslejim të lundrimit të mjeteve të vogla.

Lidhur me gjendjen e akseve kombëtare ka reaguar përmes një postimi në Facebook, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku njofton se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare:

“Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Dibër ka pasur reshje bore Reshjet e gjatë natës. Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës. Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset”.

Top Channel