Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Përplasja që shkaktoi aksidentit ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në Elbasan.

Konfirmohet se ka ndërruar jetë Dr. Sali Baco, neuropsikiatër. Ai ishte shtruar te COVID 2 prej disa ditësh, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Baco u diplomua në vitin 1969 dhe nga viti 1972 deri në vitin 1985 ishte Shef Pavioni.

Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion si nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005, për të vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga virusi vdekjeprurës 30 mjekë.

Top Channel