Drogë nga Spanja në Itali/ Goditet grupi kriminal, 5 shqiptarë në pranga! Pamje nga operacioni policor

27/12/2020 11:34

Pesë persona me origjinë shqiptare dhe një shtetas spanjoll kanë rënë në prangat e policisë së Spanjës, si pjesëtarë të një organizatë kriminale me qendër në Malaga dhe Granada.

Nisur nga çfarë raporton “La Opinion DE MALAGA”, nëpërmjet kamionëve, organizata transportonte hashash dhe marijuanë nga Spanja në Itali, ku pas një operacioni policor në tre shtëpi dhe në një depo industriale janë kapur 165 kilogramë marijuanë, si dhe 185 kilogramë hashash.

Po kështu, policia sekuestroi edhe dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet që rezulton i vjedhur, një kamion frigoriferik me rimorkio me fund të dyfishtë, një furgon dhe tre vetura.

Hetimet bënë të mundur zbulimin e dy ndërtesave të përdorura si bazë për grumbullimin e drogës, në Colmenar (Málaga) e Granada dhe një bazë të tretë të operacioneve në një depo industriale në Mollina.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel