Me afrimin e zgjedhjeve presioni ndërkombëtar është shtuar ndaj subjekteve politike  për të mbajtur  larg  listave te kandidateve  kriminelet.

Tri partitë e mëdha PS-PD  dhe LSI kanë zgjedhur mënyrën e vetëdeklarimit si fazën e parë   të verifikimit të kandidatëve, por filtrat partiak janë të  pamjaftueshëm për ta.

“Qeveria shqiptare dhe Parlamenti do duhet të bëjnë një punë më të mirë për të lidhur  marrëveshje me ato vende që Shqipëria  nuk ka, dhe nga të cilat nuk mund të marrë një informacion për sa I përket kujtdo që ne mund ti kërkojmë për të kaluarën e tij”, tha Klajda Gjosha nga LSI.

“Të bënim të mundur qoftë ndërmjet edhe disa ndryshimeve ligjore që paraqitja e listës së kandidatëve për deputë të mund  të dërgohesh në organet kompetente që është Prokuroria e Përgjithshme në një kohë, më të hershme”, tha Arben Pellumbi nga PS.

“Kjo do i mundësonte agjencive  ligjzbatuese  që të verifikonin kandidatët e gjithë subjekteve politike përpara se të merrnin titullin zyrtar të kandidatit  nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Ivi Kaso nga PD.

Për të shmangur vonesat nga ana e institucioneve  analisti Afrim Krasniqi jep një  zgjidhje alternative,  e cila do përshpejtonte procesin   verifikimit te kandidateve.

“Partitë vetë  të bëjnë publikojë përpara zgjedhjeve  listën e kandidatëve me cv e tyre, dhe publiku  vetë të gjykojë individët, dhe kushdo që ka informacion për ditë mund ta denoncojë dhe mund ta parandalojë që ky individ të zgjidhet”, tha Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Dhjetorin  e 5 viteve me parë, politika i hapi rrugë  dekriminalizimit,  ne rrjetën e së  cilit ranë 7 deputet,   ndërsa 3   kryebashkiak  humbën  mandatin. Por, e kujt është përgjegjësia për  kandidimin e personave  me rekorde kriminale.  

“Përgjegjësia është personale penale, por moralisht e ka dhe forca politike, marrim këtu rastin e Shkodrës, në rast se ne do ta kishim ditur  shumë energji nuk do ishin harxhuar dhe sot   do kishim një situate krejt tjetër atje“, tha Arben Pëllumbi.

“Filtrat  brenda subjektit politik janë të domosdoshëm , sigurisht përgjegjësi politike subjekti që I kandidon duhet te mbajë”, tha Ivi Kaso.

“Është një proces shumë i vështirë prandaj dhe  ai shpesh here varet ne vetëdeklarimin e kandidatëve  dhe përgjegjësia është e kandidatëve”, tha  Klajda Gjosha.

“Nëse partitë nuk respektojnë kuotën gjinore  partitë gjobiten dhe penalizohen deri ne mos regjistrim ne zgjedhje, nëse partitë fusin një kriminel në Parlament nuk ndëshkohen. Duhet te rrisim masën e ndëshkimit ndaj partive”, tha Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Politologu , Afrim Krasniqi  paralajmëron se  personat me rekorde kriminale  do te tentojnë te përfshihen ne politike në mënyrë të tërthortë përmes mbështetjes se kandidatëve te caktuar në zonat e tyre elektorale fale uljes se pragut me1 % dhe votës preferenciale.

Top Channel