Qytetarët festojnë ngjitur me njëri-tjetrin në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë

26/12/2020 08:52
Qytetarët në Gjakovë

Pavarësisht se masat qeveritare që ndalojnë grumbullimin e qytetarëve nëpër sheshe dhe hapësira tjera publike mbeten ende në fuqi, kjo si duket nuk po vlen për gjakovarët.

Disa fotografi të dërguara nga ndjekës të KosovaPress-it pasqyrojnë një gjendje “kaotike” në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë.

Aty shihet grumbull i madh i njerëzve, duke mos pyetur fare për masat kundër pandemisë Covid-19. Kujtojmë që masat e reja të Qeverisë kanë zgjatur për një orë lëvizjen e lirë nga ora 19:00 në 20:00.

Qytetarët në Gjakovë

 

Top Channel