Detajet/ Me 7 plagë në trup, si u sulmua me thikë shqiptari në Greqi nga babai dhe vëllai i vogël

26/12/2020 20:54

Është zbardhur pas disa orësh misteri pas plagosjes me thikë të një të riu shqiptar në Kretë të Greqisë, i cili u sulmua nga i ati dhe vëllai i vogël. Mediat greke raportuan fillimisht se ai ishte paraqitur në spital me shtatë plagë thike në trup duke mos treguar se kush e kishtë sulmuar.

Pas marrjes në pyetje, i riu shqiptar është rrëfyer duke theksuar se kishin qenë babai i tij dhe vëllai 24-vjeçar ata që e sulmuan me thika duke i shkaktuar plagë të thella në trup.

Ngjarja sipas autoriteteve greke ndodhi një ditë më parë gjatë një sherri në familjen shqiptare.

Sherri përfundoi në përdorimin e thikave ku babai 55-vjeçar dhe djali tjetër 24-vjeçar sulmuan vëllain tjetër.

Pas rrëfimit të të riut, policia arrestoi babain dhe vëllain e vogël me akuzën e plagosjes me dashje.

Top Channel