489 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 26 pacientë kanë ndërruar jetë.

Nga 1.892 testime kanë rezultuar pozitivë në Shkup-230, Kumanovë-28, Shtip-7, Prilep-21, Tetovë-18, Strugë-15, Veles-11, Manastir-13, Ohër-26, Kavadar-18, Gostivar-16, Gjevgjeli-14, Strumicë-18, Kriva Pallankë-6, Radovish-6, Krushev-4, Koçan-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-4, Vallandov-5, Vinicë-3, Dellçev-1, Kratov-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2, Resnjë-4, Negotin-3.

Personat që ndërruan jetë janë nëntë pacientë nga Shkupi,  69, 58, 71, 60, 49, 74, 44, 66 dhe 89 vjeç, dy nga Kumanova 60 dhe 46, një nga Shtipi 61, tre nga Prilepi 72, 88 dhe 63, një nga Struga 69, dy nga Velesi 61 dhe 72, dy nga Manastiri 52 dhe 75, një pacient nga Ohri 84, një nga Gostivari 54, një nga Strumica 71, një nga Berova 79, një nga Dellçeva 66 dhe një pacient nga Kërçova 51.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 80.896.

Top Channel