Mbretëresha Elisabetë do të reflektojë mbi vështirësitë e pandemisë në fjalimin e saj të krishtlindjes, ndërsa ajo dhe dhe duka i Edinburgut do të kalojnë ditën të ndarë nga familja.
Ata do ta kalojnë krishtlindjen në kështjellën e Uindsorit, dhe jo në Sandringham, sic e kanë traditë. Familja mbretërore zakonisht e kalon ditën bashkë, por ata nuk do të takohen këtë vit për shkak të kufizimeve. Mbretëresha po ashtu do të heqë dorë edhe nga mesha në kishë dhe do të lutet privatisht për të evituar turmat.
Mbretëresha 94 vjecare dhe princi filip, 99 vjec, kanë qëndruar në kështjellën uindsor gjatë pandemisë me një numër të reduktuar stafi. Mendohet se kjo është e para herë që çifti nuk i kalon krishtlindjet në shtëpinë e tyre në Sandringahm që nga mesi i viteve 1980. Por, këto janë krishtlindjet e vitit 2020 dhe familja mbretërore po zbaton masat si cdo person tjetër në vend. Në rastin e tyre, sigurisht, që shtëpitë janë shumë herë më të mëdha.
Pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore e kalojnë ditën në shtëpitë e tyre; princi i uellsit dhe dukesha e kornuellit në Glpucestershire, ndërsa princi uilliam dhe familja e tij, në Norfolk.
Top Channel