Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk i dha zgjidhje ngërçit në të cilin është futur me zgjedhjen e kandidatëve për garën në gjykatën kushtetuese.

Në mbledhjen e fundit KED nuk doli me një vendim në lidhje me kandidaten Zhaklina Peto, e cila dy herë kishte marrë pro saj vendimet e gjykatës administrative për ta rifutur në garën ku KED kërkonte ka largonte. Në mbledhjen e fundit juristja Peto deklaroi se do të konsideronte dorëheqjen nëse KED vazhdonte në paligjshmëri. Por kjo deklaratë nuk ishte një dorëheqje nga ana e saj, e megjithatë KED e mbylli mbledhjen pa një vendim.

Po çfarë po ndodh në këshillin e emërimeve ne drejtësi për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese? Më herët ky këshill me justifikimin e urgjencës së formimit të gjykatës kushtetuese kualifikoi si kandidate noteren Sonila Bejtja.

Arsyetimi i sforcuar i relatorëve të KED përpiqej që të shpjegonte se përse duhej kualifikuar noterja, në një kohë kur ajo nuk plotësonte as kushtet ligjore. Kushtetuta nuk parashikon noterët si profesion që mund të zgjidhet për t’u bërë pjesë e gjykatës kushtetuese. Gjithashtu kërkon një eksperiencë të gjatë dhe angazhim të spikatur në fushën e së drejtës. Noterja Bejtja nuk kishte këto kushte por ajo plotëson një kusht tjetër që edhe pse nuk e kërkon ligji, ishte deciziv në këtë proces.

Noterja angazhimin e saj publik më të spikatur ka atë të militantes partiake, shumë pranë LSI. Ndërkohë, KED e gjendur përballë një CV shumë më të pasur të kandidates Zhaklina Peto,  ka zgjedhur ta pengojë atë në konkurrim për ta bërë të lehtë zgjedhjen në kushtetuese një militanteje partiake.

Top Channel