“Përfundimi i gazsjellësit TAP dhe pandemia Covid-19 kanë tkurrur ndjeshëm investimet e huaja direkte në vend.

 Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin  fluksi i kapitalit të huaj që ka hyrë në ekonominë shqiptare arriti në 691 milionë euro, në rënie me 13.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.”

Tkurrja me rreth 110 milionë euro e këtyre investimeve në periudhën Janar –Nëntor , projekte që shërbejnë si një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike është reflektuar pothuajse në të gjithë sektorët.

Energjetika, që ka dominuar përgjatë këtyre viteve investimet e huaja, për 9-mujorin arriti vlerën e 229 milionë euro, në rënie të ndjeshme me rreth 14% më pak se një vit më parë.

Të vetmet projekte që mund të zëvendësojnë atë të TAP dhe Devoll së afërmi janë impianti diellor i Karavastasë, një investim që do të kryhet nga kompania franceze Voltalia, si dhe hidrocentrali i Skavicës.

Më e thellë kjo rënie është konstatuar te projektet në industrinë nxjerrëse që për periudhën Janar-Shtator u tkurrën me rreth 42%.

Ndërsa më pak e kufizuar rënia paraqitet tek shërbimet bankare e financiare që vijojnë të jenë një ndër burimet kryesore të investimeve të huaja direkte.

Holanda dhe Zvicra rezultojnë edhe dy investitorët e huaj më të mëdhenj në vend përgjatë 9-mujorit, pasi sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë investimet nga këto shtete arritën vlerën e 348 milionë euro në total.

Ndërkohë, rritje gjatë kësaj periudhe kanë parë edhe flukset e kapitalit të huaj nga Turqia e Italia fqinje.

Top Channel