2 foka gjigande ‘marrin peng’ barkën e ankoruar në brigjet e Uashington (Foto spektakolare)

25/12/2020 18:36

Një sjellje e rrallë e luanëve të detit në SHBA u vërejt së fundmi, teksa dy prej tyre pasi dolën për një xhiro me not, vendosën të bënin pushimin e tyre në një barkë të ankoruar në Puget Sound në brigjet e Uashington në SHBA.

Pamjet e pazakonta u kapën nga Joshua Phillips i cili kishte dalë me barkën e tij, kur pa dy gjitarët gjigandë që ngadalë u ngjitën në barkën e ndaluar në mol, thuajse duke e fundosur.

Me durim dy luanët e detit u ngjitën me zvarritje në barkë me krahët e tyre dhe më pas nisën të lëkundeshin në të.

Phillips komentonte: “Nuk e di e kujt është kjo barka dhe sa kohë ka kjo dyshja mbi të, por tani po e kuptoj masën e vërtetë të këtyre kafshëve”.

Luanët e detit mund të peshojnë deri në 1 ton secili dhe të arrijnë deri në 4 metra gjatësi.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel