Gurakuqi: Nishanin do ta padis/ Sateliti dhe Vigjilenti? Ish-deputeti i PD-së: Asnjë lidhje me sigurimin

24/12/2020 15:25

Një ditë pasi ish-Presidenti Bujar Nishani e këshilloi t’i hidhte një sy dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe i kërkonte t’i thërriste kujtesës edhe për dy pseudonime Sateliti dhe Vigjilenti, Romeo Gurakuqi akuzon ish-kreun e shtetit për shantazh, teksa zotohet edhe për pastërtinë e familjes së tij.

Për të siguruar pastërtinë e figurës, ish-deputeti demokrat bën publik dokumentin e autoritetit të dosjeve, i cili ka verifikuar të shkuarën e tij para vitit 1991, periudhë në të cilën ai  hedh dyshime mbi të kaluarën e Bujar Nishanit.

Avokatët  e tij kanë gati padinë për Bujar Nishanin, për dy akuza.

Ish-deputeti demokrat, i cili në vitin 2017 udhëhoqi listën e Shkodrës dhe Komisoni i Vlerësimit i ndaloi kandidimin, konfirmon  se do jetë pjesë e fushatës  për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pret vendimin e forumeve të larta të partisë, për të qenë sërish pjesë e listës për deputet.

Top Channel