Elbasan/ Një person i armatosur qëllon me armë në drejtim të policisë dhe arratiset. Rrethohet zona, niset RENEA

24/12/2020 17:04

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Seltë të Elbasanit.

Pas dyshimeve se shtetasi J.K. dispononte armë zjarri, policia ka shkuar në banesën e qytetarit për të bërë një kontroll, por ky i fundit ka kundërshuar duke qëlluar me armë në drejtim të uniformave blu.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar.

Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA