Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi u akuzua dje nga ish-presidenti Bujar Nishani se ka qenë anëtar i Sigurimit të Shtetit dhe në dosje ka dy pseudonime që janë përdorur për Gurakuqin.

Gurakuqi deklaron se është i pastër dhe nuk ka asgjë për të fshehur: “Para se të merrja mandatin e deputetit, për të qenë i pavarur, për të qenë i pastër, i jam adresuar vetë autoritetit për informim mbi  dosjet e ish-Sigurimit te Lartë të Shtetit. Ai dokument vjen për shkak të verifikimit kapilar të çdo zyre të institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Nuk ka asgjë që më implikon as mua, as ndonjë familjar timin”.

Ish-deputeti e konsideron shantazh deklaratën e Nishanit: “Verifikimi që më është bërë përfshin edhe skedat që i ka përmendur në abuzim me detyrën në formë shantazhi, në formën e bllofit, të cilat nuk është në gjendje që ti mbrojë”.

Ai ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj Bujar Nishanit dhe thotë se ish-presidenti “do të mbajë përgjegjësi para ligjit deri në fund”.

Top Channel