Sherri ne Fier

Përplasje fizike me shkelma e grushte, shkopinj gome dhe ndoshta edhe një mjet që ne dukje përngjan si një arme, janë ato çka janë përdorur nga një grup të rinjsh gjatë një sherri të ndodhur në Fier pasditen e kësaj të mërkure.

Një sherr masiv ka ndodhur fare pranë qendrës së qytetit të Fierit e duket që protagonistë janë disa të rinj, ndoshta edhe adoleshentë. Me aq sa duket edhe në pamjet e siguruara nga BE, sherri ndodh mes dy grupeve  me djem, të cilët veç shkelmave e grushteve përdorin edhe mjete të tjera, mesa duket shkopinj gome, ndërsa në dorën e njërit prej të rinjve vihet re edhe një tjetër mjet që në  pamje të parë të jep idenë e një arme, të vërtetë apo jo, por që dallohet që nuk është shkrepur.

Nuk dihen motivet e kësaj grindje që ka ndodhur mes të rinjve në një orar ku lëvizja e qytetarëve nuk mungon dhe në një vend jo larg sheshit të qytetit, ndërsa askush nuk e ka denoncuar rastin në policinë e Fierit, ndërsa nga kjo e fundit kanë nisur edhe hetimet.

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel