25/11 14:33
Një video, ku deputeti Selam Janisheri debaton me një zonjë teksa presin në një qendër shëndetësore u bë virale në rrjetet sociale. Deputeti u kritikua se donte të hynte pa radhë duke shfrytëzuar postin.
Janisheri në një reagim për “Shqipëria live” u shpreh se priti radhën por zonja kishte një sjellje të pahijshme. “Unë nuk isha për vizitë si të tjerët, doja thjesht të pyesja kush është mjeku im i famjiljes. Prita në radhë pas zonjës por ajo filloi të ofendonte”.
Në video ai dëgjohet të thotë se s’ka polici që e arreston dhe këtë e shpjegon thjesht me faktin se nuk po bënte asgjë të gabuar. Megjithatë shton: “që të më arrestojnë duhet të mblidhet i gjithë parlamenti” (bazuar te imuniteti i deputetëve)
Top Channel