Përparim Kalo anëtar i 6 i GJK/ Soreca: Vendim shumë i rëndësishëm, hap kryesor për bisedimet e pranimit në BE

23/12/2020 19:16
Ambasadori i BE, Luigi Soreca

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, atij gjerman Peter Zingraf, ka reaguar edhe ambasadori i BE Luigi Soreca për dekretimin e Përparim Kalos si anëtari i 6 i Gjykatës Kushtetuese. 

Soreca thotë se kjo gjë përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar konferencën e parë për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë

Reagimi i ambasadorit Soreca

Sot [email protected] ka dekretuar [email protected]_kalo si anëtarin e 6-të të GjK. Z. Kalo do të betohet nesër para Presidentit. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të gjykatës.

Ne përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED & institucionet e tjera për arritjen e një rezultati kaq domethënës, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën në drejtësi.

.Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE dhe Shqipërisë.

Top Channel