Foto ilustruese

Në këtë periudhë teksa qëndrojmë në shtëpi dhe bëjmë përgatitje për festat e fundvitit, rastet e zjarrit janë më shpeshta.

Një 50 vjeçar humbi jetën në banesën e tij në zonës e Kinostudios, pas zjarrit mëngjesin e djeshëm.

Ngjarje të tilla raportohen shpesh në ditët e ftohta të dimrit. Por çfarë duhet të dimë për të shmangur situata të tilla?

Sipas Fatos Xhengo, i angazhuar pranë Kryqit të Kuq, është e rëndësishme që të bëjmë kontrolle paraprake në banesë. “Njerëzit duhet të marrin specialist dhe të kontrollojnë rrjetin elektrik. Duhet patjetër specialist, sepse duke bërë gjithmonë vetë ekspertin nuk është mirë.”- shton ai në emisionin “Shqipëria live”.

Këtë periudhë, Xhengo e konsideron si  periudhë piku, pasi njerëzit nxitojnë të bëjnë shumë gjëra, të gatuajnë, të pastrojnë, të ngrohen, dhe kështu krijohen ngarkesa në rrjet dhe mund të shkaktojnë zjarr nga shkëndija elektrike.

Sipas Xhengos, shqiptarët nuk e kanë kulturën e planit të evakuimit. “Duhet menduar si të evakuohemi në rast rreziku. –“Të mendojmë si të dalim nëse bie zjarr në kuzhinë, si të dalim nëse bie zjarr në dhomë etj”.

Ai shton se edhe me përdorimin e gazit duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të bëjmë kontrolle pajisjeve rregullisht që të shmangim ndonjë rrjedhje të mundshme gazi.

Kujdes duhet pasur me të moshuarit, sidomos nëse jetojnë vetëm dhe këshillohet që të jenë nën vëzhgimin e personave të tretë.

Po në rastet kur ka rënë zjarr ose ka tym, si duhet të veprojmë?

Shefja e sektorit të zjarrëfikëses në zonën e Kinostudios, Sofie Hysa këshillon të hapim menjëherë dyert dhe dritaret, tymi duhet të dalë jashtë për ti shpëtuar asfiksimin.

Për çdo rast telefononi shërbimin zjarrëfikës, në numrin 128.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA