Ngrihet Gjykata Kushtetuese/ Ambasadorja Yuri Kim: Lajm i madh! Shqipëria tani plotëson kushtet për negociatat

23/12/2020 18:25

Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.

Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur duke e quajtur lajm të madh. Kim thotë se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese tashmë Shqipëria ka plotësuar një nga dy kushtet për negociatat.

Postimi

LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. 🇦🇱 do e mbyllë 2020 me një GJK funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha!

Ky ishte rezultati i veprimeve urgjente nga udhëheqësit, në linjë me opinionin e Kom. Venecias. Me një GJK funksionale, 🇦🇱 plotëson kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara! Urime popullit 🇦🇱! Le të vazhdojmë të ecim përpara!

 

Top Channel