Nëse fjala krizë mund të marrë gjithashtu kuptimin e një mundësie të re, Milani është një nga shembujt më të mirë.

Dy gjëra ndodhën në 8 mars të këtij viti: kuqezinjtë humbën ndeshjen e tyre të fundit në kampionat, në shtëpi me Genoan, dhe qeveria italiane shpalli karantinën për shkak të Koronavirusit. Që atëherë, gjërat kanë ndryshuar vetëm për ekipin e Piolit i cili, jo vetëm që nuk ka humbur më (përveç ndeshjes kundër Lille në Europa League), por gjithashtu ka marrë më shumë pikë në Serinë A se çdo skuadër tjetër gjatë vitit kalendarik (2020).

Me një ndeshje akoma për të luajtur për të mbyllur vitin, Milan tashmë e ka arritur këtë rekord, i cili vetëm konfirmon momentin e shkëlqyeshëm të kuqezinjve: 76 pikë në 34 ndeshje të kampionatit.

Në vendin e dytë është Interi, që ka grumbulluar dy pikë më shumë se Juventusi dhe Atalanta, skuadra që gjithsesi kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Më pas ndjekin Lazio, Napoli dhe Roma. Duke përjashtuar skuadrat që ranë nga kategoria dhe ato që u promovuan në Serinë A, ekipi që grumbulloi më pak pikë në vitin 2020 është Torino.

Top Channel