Në shtëpi të re pas tërmetit/ Veliaj i dorëzon çelsat familjes me 8 anëtarë

22/12/2020 15:26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoin familjen Alushi me 8 anëtarë, e cila sapo mori çelësat e shtëpisë së re falë programit të rindërtimit.në fshatin Prush të Vaqarrit,

Kryebashkiaku Veliaj tha se rindërtimi është sot prova më e qartë e një qeverie që di të ringrihet edhe pas një fatkeqësie si ajo e tërmetit apo e pandemisë, dhe se ky proces do të hyjë në histori si sukses për mijëra familje të prekura nga tragjedia.

Veliaj shtoi se ashtu si familja Alushi, për pak ditë do të hyjnë në shtëpitë e reja edhe 150 familje të tjera.

“Viti tjetër është viti i ndërtimit të pallateve. Shtëpitë individuale bëhen pak më kollaj dhe zgjidhin një hall të madh për një familje. Por, pallatet do të strehojnë një numër të madh familjesh. Qeveria na ka dhënë financat për të paguar bonusin e qirasë deri në ditën kur secili të marrë çelësin dhe hipotekën e shtëpisë në dorë,” u shpreh kryetari i Bashkisë.

 

Top Channel