Do të jetë një Krishtlindje “ngrice” në Itali kjo e sivjetshmja, sipas Corriere della Sera-s, me reshje dëbore, sidomos në verilindje.

Parashikimet e meteorologëve vendas për fundjavën janë të zymta; moti i butë e me diell i këtyre ditëve do t’ia lërë vendin një të ftohti të acartë me mbërritjen e një vorbulle arktike, e cila do të bëjë që temperaturat të bien menjëherë. Që në 25 dhjetor, një front i akullt nga Poli i Veriut do të përplaset mbi rajonet veriore të Italisë, thotë gazeta, me një erë që mbërrin shpejtësinë 100km/h.

Në dy ditët pasuese, ai do të zbresë drejt jugut me reshje të dendura shiu e ngrica. Edhe pse rajonet veriore do të kenë pas kësaj tre ditë armpëpushim, sërish do të jetë tepër ftohtë e termometri do të bjerë menjëherë me 10 gradë Celsius, ndërsa parashikohet borë edhe në Milano.

Pavarësisht të gjithave, në fund për fqinjin tonë përtej Adriatikut, këto duket se do të jenë vërtet Krishtlindje të bardha!

Top Channel