Aksident në Lushnje/ Makina del nga rruga dhe hyn në oborrin e një banese, dy të rinj në gjendje të rëndë

22/12/2020 21:35
foto ilustruese

Një aksident sapo ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë – Lushnje në afërsi të fshatit Konjat.

Sipas burimeve të para të informacionit thuhet se ka qënë një automjet tip Audi Q5 me targa AA 189 CZ.

Automjeti ka dal nga rruga si rezultat i shpejtësisë dhe pasi ka kaluar barrierat mbrojtëse të rrugës ka hyrë në oborrin e banesës që ndodhej anës rrugës.

Në automjet udhëtonin dy djem të rinj Matias Rakipaj dhe  Sebastjan Sefaj  të cilët mbetën të plagosur e po marrin mjekimin në spitalin e Lushnjes.

Disa vite më parë si ky rast makina i mori jetën një të moshuare në oborrin e banesës së saj.

Në vëndngjarje ka shkuar policia e po kryen veprimet ligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel