Procesi Sportiv/ Redi Jupi: Ekipet kanë diferenca të vogla, modeli i Vllaznisë i duhet kampionatit

21/12/2020 23:56

Ka përfunduar faza e parë e Kategorisë Superiore ku janë luajtur 9 ndeshje dhe kryeson Vllaznia me 19 pikë, 3 më shumë se Kukësi me 16.

Kjo është tema e diskutimit në Procesin Sportiv në Top Channel. Sipas Redi Jupit në këtë fazë të parë shikohet se ekipet janë thuajse të barabarta në aspektin taktik.

“Në këtë fazë të parë vëmë re se ekipet kanë shumë pak diferenca. Të gjitha ekipet e kampionatit kanë shumë pak diferenca, madje edhe Kastrioti dhe Skënderbeu që janë në fund. Vllaznia na ka surprizuar të gjithëve këtë fazë.

Vllaznia është pak më lart se të tjerat. Vlen për tu theksuar se Vllania ka një model loje që është gjithmonë në sulm. Nuk është se i nënshtrohet kundërshtarit edhe pse është një ekip i ri. Edhe kur ka humbur kemi parë një Vllazni e cila bën lojë shumë të bukur dhe është në sulm. Vllaznia është një model që i duhet Kampionatit Shqiptar”- tha Redi Jupi.

Top Channel