Agjencia Europiane e Kontrollit të Ilaçeve, EMA, I dha dritën jeshile përdorimit të vaksinës së Pfizerit dhe BioNTech në Europë.

Kjo lejon tani qe vaksinimi në kontinetin e vjetër të nisë që nga 27 dhjetori.

 “Ky është një moment vendimtar për sa i takon përpjekjeve tona për t’i garantuar europianëve vaksina të sigurta dhe efikase. EMA e dha mendimin e saj shkencor mbi vaksinën e Pfizerit, dhe tani ne do të veprojmë me shpejtësi”, shkruan Ursula von der Leyen.

Agjencia e Europiane e Barnave e kishte planifikuar ta merrte vendimin javën e ardhshme, por ajo u vu vënë nën presion nga vendet e BE-së, pasi Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar vaksinën më shpejt. EMA do te vendose edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, në datën janar.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka rezultuar 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit, ndërsa ajo e Modernas, që përdor përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive. Koronavirusi ka prekur mbi 76 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 43 milionë janë shëruar. Në Evropë, Franca ka numrin më të madh të të infektuarve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar numrin më të madh të viktimave.

Top Channel