Dhjetra peshkaqenë copëtojnë kufomën e balenës pranë rezortit turistik austrialian (Video, pamje e rënda)

21/12/2020 16:04

Një paralajmërim i vrazhdë u dha sot për plazhistët në një rezort të njohur në Australi, teksa dhjetra peshkaqenë u panë duke copëtuar kufomën e një balene në një distancë të shkurtër nga brigjet turistike.

Balena e vdekur po pluskonte në sipërfaqe rreth 300m në brigjet e New South Wales, teksa punonjësit e botës së egër që po hetonin me helikopter njoftuan autoritetet kur panë morinë e peshkaqenëve të rrezikshëm.

Policia paraljmëroi plazhistët dhe operatorët e barakave turistike për prezencën e peshkaqenëve gjatë gostisë së tyre pranë bregdetit.

Më pas dy barka civile në mbikqyrjen e autoriteteve tërhoqën kufomën e balenës rreth 2km larg brigjeve në det të hapur.

Peshkatarët postuan në rrjetet online pamjet e peshkaqenëve që ushqeheshin duke copëtuar mishin e gjitarit të vdekur.

Skenat e rënda përhapën panik me banorëve vendas teksa shumë prej tyre thonin se do të qëndronin për disa ditë larg ujit, megjithse sezoni veror i plazhit është në vrull të plotë në Australi.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA