​Ministri i Drejtësisë gjobitet nga Policia për mosrespektim të masave për pandeminë

20/12/2020 08:01

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk ka respektuar masat qeveritare për pandeminë.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ka pranuar të paguajë këtë gjobë, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin’, ka thënë ai.

Top Channel