Në 5 ditë 2 milionë shikime në youtube. Emisioni i Shiko Kush Luan ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm për një emission televiziv shqiptar. Episodi i datës 12 dhjetor ka arritur rekordin e rekordeve siç e quan vetë autorja dhe moderatorja Luana Vjollca.

Por ky rekord duket se do jetë i përkohshëm. Sepse luana vjollca synon të thyejë atë shumë shpejt. Siç është bërë traditë, mbrëmjen e një janarit të çdo viti, Shiko Kush Luan ka befasuar gjithë shikuesit e Top Channel dhe ndjekësit e tij në Youtube. Autorja e programit, Luana Vjollca është duke punuar për këtë edicion special, i cili po zhvillon provat gjenerale dhe na ka treguar disa nga detajet.

Të ftuar special, surpriza, argëtim dhe shumë muzikë e humor do ketë në mbrëmjen e parë të vitit 2021

Top Channel