Presidenti Ilir Meta ka treguar në Top Albania Radio se para viteve ’90 ka qenë edhe komentator i ndeshjeve të futbollit.

Ai tregoi edhe një histori kur ishte komentator i ndeshjes në Kavajë para se të rrëzohej sistemi komunist, ku stadium brohoriste “Poshtë komunizmi”.

Meta tregon se xhami i kabinës nga e cila komentonte ishte i thyer dhe kjo bënte që tifozët të dëgjoheshin më shumë se ç’duhej, ndaj edhe kur komentatori i madh Ahmet Shqarri u lidh në radio me të, për shkak të brohoritjeve të mëdha u detyrua të shkëpuste lidhjen, me justifikimin se kishte një defekt teknik.

“Kam qenë komentator sportive. Isha për disa qytete që nuk kishin gazetarë, si Kavaja apo Lushnja. Do ju tregoj edhe një histori shumë interesante. Isha komentator në Kavajë dhe stadiumi brohoriste “Poshtë komunizmi”, ndërsa ishte thyer xhami i kabinës ku unë transmetoja. Kur më kërkon leje zoti Ahmet (Shqarri) dhe më thotë “a jeni gati”, “po gati jemi” i thashë unë. Unë nuk dëgjohesha fare sepse dëgjoheshin thirrjet e tifozërisë dhe e mbyllën lidhjen me mua dhe thanë se ka një problem teknik”, tha Meta.

Top Channel