Dita e Emigrantëve, Jozefina Topalli: Duhet përfaqësim në Kuvend, vota juaj sjell ndryshimin

18/12/2020 12:24
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kujtuar ditën ndërkombëtare të emigrantëve, përmes një mesazhi për të gjithë emigrantët shqiptar.

Ajo ka shprehur se dita e sotme është një ditë e dhimbshme për kombin tonë duke kërkuar falje nga ndaj të gjithë emigrantëve që nuk i është dhënë mundësia të ndërtojnë një jetë në vendin e tyre.

Topalli në postim ka theksuar se emigrantëve duhet tu jepet e drejta e votës në Shqipëri, pasi ata do të sjellin ndryshim.

”Sot eshte dita e emigranteve. Eshte dita e historise se dhimbshme te kombit tone, eshte historia e cdo familje shqiptare, eshte historia e mijera te rinjve , e qindra mijra burrave e grave! Eshte edhe koha per te kerkuar falje ndaj tyre qe nuk i dhame mundesi me ndertu jeten e tyre ketu. Eshte dita per t’i thene faleminderit qe nuk rreshtet duke ndihmuar ekonomine shqiptare. Eshte edhe momenti per t’i bere thirrje per te mbeshtetur edhe nje here vendin e tyre per te rikthyer shpresen e per te bere ndryshimin. Historia e tyre eshte historia e guximit e sakrifices duke rrezikuar deri jeten per te ndertu endrren ne nje vend tjeter. Per dekada,ata me nje bujari unike kane mbajtur gjalle me remitanza familjet e veta dhe ekonomine shqiptare. Kane nderuar vendin e kombin e tyre duke u integruar ne shoqerite perendimore. Nuk ia kthyen shpinen kurre atdheut edhe pse ai nuk i dha mundesi per te ndertu jeten dhe te ardhmen ne vendin e tyre. Nuk iu degjua kurre fjala, as nuk iu mundesu kurre vota per te kerkuar llogari atyre qe shperdoruan miliarda euro kontribute nder vite. Me perultesi e nderim iu bej thirrje te vazhdojne te kontribojne per vendin e tyre duke perzgjedh sa me shume shqiptare te mire, te ndershem, te shkolluar e edukuar dhe per te sjelle ndryshimin. Ne ua kemi borxh qe ata te votojne perfaqesuesit e popullit ne Kuvend.  Ata duhet te jene vete te zgjedhurit e popullit. Ata jane njerez te lire. Ata sjellin ndryshimin dhe largojne eliten e korruptuar dhe totalitare qe sundon me pazare kunder vullnetit te shqiptareve. Ata nuk jane thjesht 40% e popullsise por pjesa ma vitale e historia e suksesit dhe dhimbjes se popullit tone. Ata jane pasqyra ku duhet te shihen ata qe kane patur mundesi e detyre te bejne dicka per vendin, por qe ne fakt kane vrare shpresen!  Une sot kerkoj te falur … Nderim per bashkeqytetaret tane kudo ku jetojne larg atdheut te tyre”, shkruan Topalli.

Top Channel