Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 883 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 77 134, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së fundit u regjistruan, gjithashtu edhe 29 viktima, numri i të cilave është rritur në 2 254.

Numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 52 949, përfshirë 536 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Aktualisht, numri i rasteve pozitive aktive është 21 931.

Top Channel