Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 67.220, me 683 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 18.236 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.906.377.
Numri i rasteve aktive ka rënë në 635.343, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 2.855.
Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 1.203.814 persona, përfshirë 27.913 në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, siç raportohet, kryeministri Giuseppe Conte, së bashku me partnerët e koalicionit dhe liderët rajonalë, kanë shqyrtuar masat që do të kufizojnë lëvizjen e lirë në gjithë vendin midis 24 dhe 27 dhjetorit dhe 31 dhjetorit dhe 3 janarit, duke e shpallur vendin si “zonë të kuqe”.
Conte pritet të njoftojë masa shtesë të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pas takimit ministror të nesërm.
Top Channel