U gjet e varur pranë djalit të saj të mbytur/ Hetimet nxjerrin detaje të reja: 35-vjeçarja i druhej një vdekjeje nga kanceri

17/12/2020 13:20

E tmerruar nga një vdekje e mundshme prej kancerit si dhe e vendosur për t’i shpëtuar martesës së saj “mbytëse”, një nënë u gjet e varur krah djalit të saj të mbytur, gushtin e këtij viti.

Financierja ruse Yulia Gokcedag, 35 vjeçe dhe djali i saj Timur,7, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre, në Londrën Lindore.

Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, Timuri gjendej i mbytur në banjë me rrobat e tij të shtrira anash.

Mjekët i dhanë Gokcedag-ut, të sëmurë me kancer, 97 përqind shanse për të mbijetuar, por ajo druhej se mund të ishte pjesë e përjashtimit prej tre përlind. E ndjera pritej t’i nënshtrohej një operacioni, ndërkohë që kryente terapi për ta ndihmuar veten në përballimin e frikës, pagjumësisë dhe ankthit të saj, por më datë 13 gusht, e ndërpreu rrugëtimin e saj duke ndërmarrë një vendim fatal.

Ditën e djeshme, në seancën gjyqësore, Mehmet Gokcedag, bashkëshorti i saj u shpreh se mbetet ende për të e paimagjinueshme të konceptojë se si gruaja e tij mund të bënte diçka të tillë.

“Pse duhej t’ia merrte jetën fëmijës?”- u shpreh ai.

Në një deklaratë të lexuar në gjykatë, një fqinje, person i afërt me Yulia-n tha se kjo e fundit, gjatë muajve të karantinës i kishte hapur zemrën duke i thënë se i trembej një vdekje nga kanceri dhe se donte të divorcohej.

Katharina Sellner, e cila jetonte ngjitur me ta, tha se shumë herë i kishte ndodhur ta dëgjonte zotin Gokcedag duke bërtitur dhe se madje një herë ajo kishte telefonuar  policët, për shkak të frikës për sigurinë e tyre. Zoti Gokcedag tha nga ana tjetër se zënkat në fjalë ishte të vogla dhe aspak të rëndësishme.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA