Shqiptari i parë që bën vaksinën/ Apeli i mjekut Arjet Gega në SHBA: Nuk ka vend për asnjë mëdyshje për vaksinimin

17/12/2020 12:09

Mes personave të parë që kanë bërë vaksinën antiCovid në Amerikë është edhe një shqiptar.

Arjet Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it. Ai tregon në një intervistë për Top Channel se u vaksinua si pjesë e planit të Qeverisë Federale për punonjësit e shëndetit që janë në kontakt me pacientët me Covid-19.

Doktor Gega thotë se nuk kishte asnjë pikëpyetje për të bërë vaksinën dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë kundër vaksinës, që të mos kenë asnjë mëdyshje.

Top Channel