Twitteri njoftoi se çdo keqinformim mbi vaksinat kundër Covid 19 në faqen e tij, do të bllokohet. Rrjeti social do të largojë komentet me pretendime të rreme se virusi nuk është i vërtetë, apo ato të cilat i referohen efekteve të vaksinës si dhe zërave se imunizimi po përdoret për të dëmtuar njerëzit.

Këtë politikë të re, Twitteri pritet të nisë ta zbatojë nga java e ardhshme. Nëse përdoruesit dërgojne mesazhe që shkelin rregullat e fundit, atyre do t`u kërkohet që t`i fshijnë dhe po tentuan sërish të ripostojnë, Twitteri do t`i heqë nga faqja e tij.

Facebook dhe Google kanë njoftuar gjithashtu se do të ndalohen pretendimet e rreme në lidhje me vaksinat që bien ndesh me informacionin nga ekspertët e shëndetit publik në javët e fundit. Një zëdhënëse e Twitterit tha se kompania, së bashku me partnerët e shëndetit publik, do të përcaktojnë se cilat keqinformime në lidhje me vaksinat ishin mjaftueshëm të dëmshme sa për të justifikuar fshirjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA