Mekaniku që rrahu për vdekje pedofilin pasi shpëtoi të miturin, dënohet për vrasje në Rusi (foto të rënda)

17/12/2020 18:55

Një mekanik makinash që rrahu për vdekje një pedofil pasi shpëtoi një minoren nga kthetrat e tij, është shpallur fajtor për vrasje në Rusi.

34 vjeçari Vladimir Sankin përballet me 15 vjet burg për vrasjen e Vladimir Zaitsev, u tha sot në verdiktin e jurisë, i cili shikoi shumë mbështetës të të ndaluarit.

Burri i martuar që do të marrë dënimin javës që vjen, tha: “Kisha dy zgjedhje, të kaloja pa bërë gjë, ose të shpëtoja fëmijët”.

Avokatët mbrojtës kërkuan mëshirë nga juria, por pas tetë orë vendimmarrjeje ata e shpallën fajtor për vrasje, megjithëse disa prova mjekësore thonin se shkaku i vdekjes ishte i ftohti dhe jo goditjet e Sankin me një shkop të drunjtë.

Dy djemtë, dhjetë dhe 14 vjeçarë, ishin joshur për të shkuar në apartamentin e pedofilit Zaitsev në qytetin e Ufa, i cili ishte dënuar edhe më parë për akte të ngjashme.

Predatori seksual, 54 vjeç, u dha atyre alkool dhe më pas i kishte thënë adoleshentit të zhvishej, ose do ta vriste e do të copëtonte trupin e tij, thonë raportimet nga gjyqi.

Djali më i vogël kishte arritur të shpëtonte dhe kishte vënë në alarm kalimtarët, mes të cilëve Sankin i cili nxitoi drejt skenës së ngjarjes.

Ai kishte çliruar djalin dhe kishte mbajtur Zaitsev teksa thërriste policinë.

Por hetimet kriminale thanë se të dy djemtë kishin shpëtuar në kohën kur Sankin erdhi dhe akuzojnë atë për forcë të ekzagjeruar ndaj pedofilit. Mekaniku hedh poshtë faktet.

Gjatë përleshjes me Sankin, Zaitsev u rrëzua dhe përplasi kokën, i cili qëndroi në tokën e ftohtë dhe vdiq më vonë në ambulancë.

Çështja e Sankin është kthyer në një debat kombëtar teksa një peticion me 70,000 firma kërkon rrëzimin e akuzave ndaj tij, duke e konsideruar ‘hero’, ndërsa një donator ka paguar kostot e mbrojtjes së tij ligjore.

Avokatja e tij Shota Gorgadze thotë se do të apelojë vendimin.

Ajo tha: “Juria e bëri të qartë se ai meriton falje. Vladimir veproi si një burrë i vërtetë. Ai vrapoi drejt hyrjes ku u përball me pedofilin dhe mori fëmijën nga kthetrat e tij.”

“Ai është një djalë i thjeshtë që nuk mund të lejonte që një pedofil të sulmonte fëmijët. Bota mbështetet në njerëz të tillë të zakonshem”.

Nëna e Sankin, Galina gjithashtu dënoi vendimin.

“Djali im nuk vrasës, ai mbrojti fëmijët. Analizat e mjekësisë ligjore thanë se Zaitsev vdiq nga i ftohti, nuk e vrau djali im”, tha ajo.

Bashkëshortja e Sankin, Polina Naumova tha: “Askush nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai nuk do të kishte vepruar”.

Ndërsa të tjerë bënin thirrje që Sankin t’i jepej medalje trimërie.

Viktima Zaitsev ishte dënuar më parë me pesë vjet dhe me 11 vjet burg, për sulme seksuale ndaj të miturve.

FOTO GALERI
1/10
Vladimir Sankin rrahu për vdekje një pedofil pasi shpëtoi një minoren nga kthetrat e tij, por është shpallur fajtor për vrasje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA