Rikthehet pema e Vitit të Ri, do dekorohet me 25 yje simbol për mjekët që humbën jetën nga Covid-19

16/12/2020 16:05

Bashkia e Tiranës rikthen pemën e Vitit të Ri, do dekorohet me 25 yje simbol për 25 mjekët që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Bashkia e Tiranës do të rivendosë sot pemën e Vitit të Ri, e cila u dogj dhe u shkatërrua nga një grup protestuesish pak ditë më parë. Burime nga bashkia bëjnë me dije se, ndryshe nga hera e kaluar, pema e Vitit të Ri do të dekorohet edhe me 25 yje, si simbol që personifikojnë 25 mjekët që kanë humbur betejën nga COVID-19.

Pema e Vitit të Ri u shkatërrua dy herë gjatë protestave të dhunshme, por pritet të rikthehet me dritat e saj vezulluese në sheshin “Skënderbej”, me një mesazh tepër të veçantë, në nderim të heronjve të bluzave të bardha, që sakrifikuan duke u përballur në vijën e parë të betejës me pandeminë.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për rivendosjen e semaforëve të prishur, stolave dhe kazanëve të plehrave, të cilët u dogjën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA