Modelja ruse masakron nënën me thikë, i nxjerr zemrën dhe organet e tjera (Fotot)

16/12/2020 09:40
Modelja dhe nëna e saj

Modelja ruse Anna Leikovic është autorja e dyshuar për masakrimin e nënë së saj me thikë.

Ajo u arrestua sepse u akuzua për një çështje të paqartë që e tregon atë si autoren e vrasjes së nënës së saj, e cila thuhet se e ka copëtuar, ndërsa ajo ishte ende gjallë.

Kjo ishte ajo që thanë prokurorët  pas arrestimit të 21-vjeçares Anna Leikovic.

Vajza është një studente e mjekësisë e cila do të kishte përdorur njohuritë e saj për të torturuar nënën, duke e goditur fillimisht me një thikë kuzhine dhe më pas duke përdorur të njëjtën thikë për të hequr organe të ndryshme, të tilla si mushkëritë, zorrët madje edhe zemrën.

“Ajo e theri nënën e saj me thikë dhe më pas i preu zemrën e një gruaje të gjallë”, tha një burim policor i cituar nga media ruse Komsomolskaya Pravda.

Nëna, Praskovya Leikovic, 40, kishte ardhur nga puna e saj në Gjermani në shtëpinë e saj në Comrat (Moldavi) të premten e kaluar, 11 dhjetor, dhe filloi një debat me vajzën e saj Anna, të cilën ajo akuzoi se ishte droguar dhe duke e  kërcënuar se do ta dërgonte në një qendër rehabilitimi.

Vajza e saj thuhet se ka reaguar me thikë ndaj nënës së saj.

“Vërtet është e vështirë të besosh, por ajo i preu zemrën në kuptimin e vërtetë të fjalës”, thanë autoritetet.

Pastaj ajo bëri dush, u vesh dhe doli për të takuar të dashurin e saj. U deshën 72 orë që policia ta gjente, ajo ishte në shtëpinë e një shoku, kur u arrestua.

Media ruse që e ka mbuluar çështjen me shumë interes raportoi se gjatë seancës Anna ishte shtrirë në bankat e gjykatës, duke luajtur me thonjtë e saj, në një gjendje mosinteresimi.

Studentja e mjekësisë ka afër 10,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram ku ndan rregullisht përmbajtje dhe foto të saj dhe stilit të jetës.

Sipas autoriteteve, ajo është e vetmja e dyshuar në këtë rast dhe nuk ka gjasa që të ketë të dyshuar të tjerë. Sidoqoftë, ata thanë se kërkohet një hetim më i plotë për të sqaruar motivet e vrasjes.

Gruaja e re do të qëndrojë në paraburgim ​​për 30 ditë derisa e gjithë ngjarja të sqarohet.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA