Moderatorja e njohur, Kiara Tito ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku foli për çështjen e kalimit të infektimit të Covid-19, pezullimin e projektit të rëndësishëm dhe njohjen me Young Zerkën
Moderatorja, Kiara Tito tha se në fillim kishte rëndesë psikologjike, prandaj edhe nuk kishte pasur dëshirë që ta ndante me publikun duke bërë mungesë në rrjetat sociale, gjithashtu tha se duhet ta harronim këtë vit dhe të vlerësonim gjërat që nuk i kemi vlerësuar, ku mbi të gjitha të dalim në ajër të pastër pa maskë.
“Në fakt prej 4 ditësh, zyrtarisht e shëruar. Kur e mora vesh ishte një moment i turbullt se jam ruajtur shumë, por javën e fundit e lashë pas dore kujdesin e koronës, por më zuri atëhere kur nuk e prisja. Kam telefonuar prindërit jam mirë por kam pak temperaturë, prindërit janë në Itali. Bëra tamponin, dola pozitive dhe e kalova me simptoma të lehta, dhe pjesa më e vështirë është kur e kalon sepse ndjen një lodhje. Në një moment dhe fatmirësisht kam folur në telefon me miq dhe familjen dhe më kanë dhënë forcën dhe pozitivitetin për ta kaluar. Mendon se çfarë mund të ndodhë të nesërmen, se mendova ndonjë simptomë më e rëndë por duke lexuar dhe duke parë filma në Netflix e kalova kështu e mendova, 2 ditët e para ishte pak rëndesë psikologjike. Nuk kisha dëshirë ta ndaja me ndjekësit se jam pozitive me kovid, por u izolova me veten dhe prandaj nuk reagova në rrjete sociale dhe pasi e kalova postova foto. Më kanë pyetur si je a ka kaluar më e vështira dhe u kam shkruar privatisht, ajo është një gjë që e kanë kaluar të gjithë, por nuk isha mirë psikologjikisht nga pyetjet e njerëzve. Kisha nevojë të reflektoja për këtë vit që po lëmë pas, ka qenë një vit shumë i vështirë nisur nga tërmeti deri tek virusi. Mu pezulluan shumë udhëtime, projektet e rëndësishme, por si ky vit papriturat nuk kanë qenë asnjëherë. Një vit që duhet ta harrojmë dhe të vlerësojmë gjërat që nuk i kemi vlerësuar dhe të dalim pa maskë në ajër të pastër. Kam frikë, frikë jo kujdes po dhe ja rrëfeja miqve të afërt ku kam frikë si do shkojë projekti, ka qenë një vit i pasigurt. Situata më e sikletshme ishte kur kemi qenë të mbyllur në shtëpi se nuk dinim si do vazhdonte jeta dhe puna. Karantinën e kam shijuar deri diku, ka qenë vera që unë kam shijuar jugun dhe nuk është se kujtoj ndonjë moment specifik. Karantina ka qenë me persona më të afërt dhe mesazhi më i sikletshëm ka qenë nga ndjekësit e mi që më kanë dërguar një roman të madh ku ishte keqkuptuar një vajzë me partnerin e saj ku ka menduar se mos jam unë vajza që ai ka filtruar. Projektet që kam lënë pezull jam penduar që duhet ti kisha nisur më herët, jam person që mendoj shumë dhe reflektoj, që të përgatitesha për sezonin e dytë dhe jo për të parën. Një person publik është Young Zerka që sikur patëm një histori ku e kam njohur në atë puntatë të Luanës dhe ishte një djalë shumë i mirë, kisha menduar se ka tangërllik, por asnjëherë nuk e kisha takuar por kur e pashë live më gjuajti me top dhe më vrau tek gishti dhe më erdhi e më dha një përqafim. Shpenzimi më i madh i këtij viti ishte një unazë që ja bëra dhuratë vetes time, jam person që shpenzoj shumë në veshje, këpucë etj. Momenti që kam ndjerë më shumë frikë është virusi, ku jam kujdesur për gjyshërit që dikur i përqafoja më shpesh por për shkak të virusit tashmë jo më. Unë duhet të gjej kohë të falenderoj fansat që më mbështetsin dhe më shkruajnë edhe nëse i ngelet qejfi që nuk ju kthej përgjigje dhe t’ju uroj një vit 2021 më të mbarë. Mbi të gjitha shëndetin se atë nuk e blejmë dot me para dhe kam dëshirë të rritem profesionalisht dhe të blej një shtëpi të re”, tha Kiara Tito.
Top Channel