E vrarë nga babai pilot/ Pamjet e tmerrshme kur nëna me trupin e bijës së vdekur kërkon ndihmë në hyrjen e hotelit (foto+video)

16/12/2020 15:31

Disa pamje të publikuara sot tregojnë një nënë të pashpresë që mban trupin e pajetë të foshnjes së saj në recepsionin e një hoteli me pesë yje, pasi babai pilot britanik linjash ajrore “e rrahu për vdekje”.

Një-vjeçarja tragjike Sophia Barakat, sipas një dëshmitari në gjykatë ishte ‘gjithnjë e buzëqeshur’ ndërsa ditën e tragjedisë kishte marrë ngjyrë ‘blu’ dhe ‘nuk merrte frymë’.

23 vjeçarja Madina Barakat i lutej për ndihmë stafit të hotelit InterContinental Hotel në Almaty, Kazakistan, duke e mbajtur bijën e saj në recepsionin e hotelit, siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, si pjesë e gjyqit për vrasje ndaj bashkëshortit të saj britanik.

Nëna kazake bie në më pas në dysheme  dhe ndihmohet nga stafi i hotelit, të cilët thërresin ambulancën.

Madina shihet që vendos beben e saj në një kolltuk të hotelit, para se të shembet përdhe.

Dëshimitë e stafit të hotelit tregojnë se ajo fajëson bashkëshortin, pilotin e linjave Airbus 330, Mohamed Barakat, 41 vjeç, duke thërritur: “Ai vrau fëmijën tim, ai e goditi”.

Piloti deri tani është deklaruar i pafajshëm. Ai tha në gjyq se ka një histori familjare epilepsie dhe se vajza Sophia vdiq gjatë një ‘aksidenti’ në dhomën e hotelit pasi ai pësoi një krizë epilepsie.

Në të tjera pamje të shfaqura në gjykatë, shihet Barakat – i cili përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për vrasje – një ditë më parë duke mbajtur Sophia brenda hotelit bashkë me Madina.

Barakat i tha gjykatësit Bakhytkhan Bakirbayev, se kishte pësuar një krizë epileptike.

“Nuk mbaj mend se çfarë i ndodhi Sophia. Nuk mund të mbaj mend atë që më ndodh gjatë krizave të epilepsisë. Unë nuk do të lëndoja time bijë.’

Por e shoqja sugjeron se ai mbante një qese kanabis në dhomë, edhe pse policia tha se nuk kishte gjetur diçka të tillë.

Recepsionisti  hotelit Marzhan Ilyas kujtonte vajzën e vogël britanike para tragjedisë.

“Vajza e tyre ishte gjithmonë e buzëqeshur”, tha ai.

FOTO GALERI
1/6
Nëna e pashpresë që mban trupin e pajetë të foshnjes së saj në recepsionin e një hoteli me pesë yje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA