Teleskopi gjigant, Kina vendos: Do të jetë i hapur për shkencëtarët ndërkombëtarë

15/12/2020 14:33

I gjendur në mes të maleve në Kinën jugperëndimore, teleskopi më i madh në botë sinjalizon ambiciet e Pekinit si një qendër globale për kërkimet shkencore.

Teleskopi gjigant, i vetmi instrument i madh i këtij lloji pas shembjes së një tjetër teleskopi në Puerto Rico, këtë muaj do të hapë duart edhe për astronomët e huaj, me shpresën se do të tërheqë talentet shkencore botërore. Observatori në Puerto Rico, më i madhi në botë, u shkatërrua kur një platformë marrëse 900 tonëshe u shemb.

Zyrtarët kinezë thonë tani se teleskopi i tyre do të jetë i hapur për shkencëtarët ndërkombëtarë. Teleskopi kinez është rreth tre herë më i ndjeshëm se ai në Puerto Rico që ishte në pronësi amerikane dhe është i rrethuar nga një zonë me heshtje radio prej pesë kilometrash, ku telefonat celularë dhe kompjuterët nuk lejohen.

Puna për ndërtimin e tij kishte nisur në vitin 2011 dhe teleskopi u bë operacional në janar të këtij viti duke u fokusuar kryesisht tek kapja e sinjaleve radio të lëshuar nga trupat qiellorë, veçanërisht pulsarëve, që rrotullohen shpejt rreth yjeve të vdekur. Pllaka gjigante e satelitit, me diametër 500 metra, është më e madhja në botë dhe mbulon një zonë sa 30 fusha futbolli. Ajo ka kushtuar 175 milionë dollarë për tu ndërtuar ndërkohë që është dashur të zhvendosen nga zona mijëra fshatarë, për të hapur vendin për të.

Top Channel